Home » Aktuale » Transferimet e ‘dyshimta’ të Jamesit dhe Chicharitos

Transferimet e ‘dyshimta’ të Jamesit dhe Chicharitos

James

Transferimet e ‘dyshimta’ të Jamesit dhe Chicharitos

Real Madrid transferoi James Rodriguezin e më pas edhe Javier Hernandezin në rrethana të dyshimta, pikërisht në kohën kur kompania private e presidentit Florentino Perez nënshkroi marrëveshje të mëdha me Kolumbinë dhe Meksikën.

Javier Hernandez i njohur si Chicharito dhe James Rodriguez janë dy prej katër përforcimeve që i realizoi Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës. Dhe, pikërisht ata të dy kanë një veçanti mes tyre.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se kompania private e presidentit të Los Blancos, Florentino Perez, e quajtur “ACS” e që merret me punë ndërtimtarie, nënshkroi një marrëveshje të madhe në

Meksikë, me vlerë prej mbi 400 milionë euro, vetëm disa ditë para transferimit të meksikanit Hernandez në Bernabeu.

Një rastësi? Ndoshta. Por, çfarë mendoni për marrëveshjen e “ACS” me shtetin e Kolumbisë për ndërtimin e një autostrade, projekt me vlerë prej mbi 700 milionë euro, që u realizua vetëm disa
ditë pas ardhjes së Rodriguezit nga Monaco?

Nëse edhe kjo është rastësi atëherë vërtetë është e madhe.

Sigurisht, Perez nuk ka thënë asgjë rreth kësaj. James erdhi pas vendimit për të shitur Angel Di Marian, kurse Chicharito për të shtuar konkurrencën në sulm.

REALMADRID.AL

comments powered by Disqus